VIDEO/Bejko: Jo fasada por vende pune pas 25 qershorit

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen nëpër fasadat e pallateve të Gjirokastrës.

Për zotin Bejko, ky investim është produkt që nuk i sjell mirëqënie qytetarit dhe si i tillë, do të shkojë dëm. Ai është kryer pa asnjë studim dinamik që të disiplinojë edhe linjat ajrore të cilat janë pjesë e shëmtuar, apo dhe e tubacioneve të rrjedhjeve të ujërave në pallate.

Zoti Bejko ka identifikuar edhe shumë biznese të falimentuara në qytet të cilat kanë mbyllur aktivitetin si pasojë e rënies së konsumit.

Ne si PD, kemi një program të qartë për ekonominë me uljen e taksave në vlerën e 9%, uljen e TVSH në 15%, si dhe lehtësira të tjera fiskale, që do të favorizojnë investitorin, apo dhe prodhuesin- u shpreh Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment