VIDEO/Bejko, jo raportit me të kaluarën komuniste

0
161

Kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko, ka apeluar për ndërprerjen e cdo raporti me të kaluarën komuniste.

Zoti Bejko mori shkas nga zgjedhja së fundi në krye të Parlamentit Shqiptar, të Gramoz Rucit ku opozita shqiptare, e ka kundërshtuar me forcë. Për zotin Bejko, fatkeqësisht vendin e drejtojnë zgjatime të rregjimit komunist ku dominojnë në jetën politike e sociale.

Sistemi i kaluar ka lënë zgjatimet e veta për një kohë të gjatë në tranzicion dhe lind e drejta për të reaguar në një formë të tillë që të ndërpresim cdo lloj marrëdhënie me të kaluarën komuniste-u shpreh Bejko.

Kjo i takon edhe brezave që do të vijnë më pas-u shpreh kryedemokrati gjirokastrit duke apeluar se vetëm bashkimi i forcave proevropiane, do të japë rezultat, në dhënien fund të së kaluarës komuniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here