VIDEO/Bejko në Zonën Industriale, bizneset e ndërtimit në stanjacion, Bashkia mungesë shërbimesh tek kjo lagje

0
621

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka marrë kontakt me banorë dhe biznese në Zonën Industriale të qytetit të Gjirokastrës.

Biznesi kryesisht i materialeve të ndërtimit, pothuajse është në faliment të plotë për shkak të politikave të gabuara ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

Mungesa e investimeve në ndërtim gjatë katër vjecarit të fundit në qytetin e Gjirokastrës, ka kaluar me pasoja tek bizneset e materialeve të ndërtimit të cilët po zhduken gjithmonë e më tepër duke mbyllur aktivitetin.

Vetë tregtarët të kontaktuar nga zoti Bejko, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë fakt i cili po rrënon gjithmonë e më tepër ekonominë vendase e cila është në stanjacion të plotë pasi askush nuk po investon.

Ndërkaq, zoti Bejko, ka marrë shkas edhe nga ankesat e familjeve që banojnë në këtë zonë, të cilët denoncojnë mungesën e shërbimeve nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, që të apelojë tek pushteti vendor. Asnjë investim nuk është ndërmarrë në këtë lagje periferike të qytetit ndonëse taksat paguhen nga qytetarët.

Bejko ka ofruar një zgjidhje për Bashkinë. Nëse nuk është e aftë të ofrojë shërbime të caktuara, atëherë të mos taksojë për këto shërbime pasi xhepat e qytetarëve rëndohen ndërkohë që shërbimet nuk duken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here