VIDEO/Bejko: Të vendosur për të mbrojtur ringritjen e aeroportit egzistues

0
346

PD e Gjirokastrës, ka shprehur hapur qëndrimin e vet rreth domosdoshmërisë së ringritjes së aeroportit në zonën e tashme. Mirëpo një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Gjirokastrës, pati paraqitur një tjetër projekt, për ndërtimin e tij në një lokacion të ri. Bëhet fjalë, për fushën e Valaresë përballë fshatit Mashkullorë. Për kreun e PD Roland Bejko, kjo është një taktikë me qëllim krijimin e konfuzionit për mos bërjen funksional të aeroportit aktual ku egziston një lobim i fortë qytetar nga Forumi për Aeroportin e Qytetit. Sipas Bejkos, egziston një studim i plotë për këtë aeroport nga një studio italiane-tha Bejko, duke shtuar se në këtë formë, maskohet dështimi i Bashkisë së Gjirokastrës, për të marrë leje pranë qeverisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here