VIDEO/Besnik Aliaj: Vrisni frikën, ndëshkoni me votë, qeverisjen e keqe

0
1000

Kandidati për deputet i PD Besnik Aliaj, i ka bërë thirrje popullit të Gjirokastrës, të vrasë frikën pas një jave në kutitë e votimit.

Mos kini frikë edhe një javë na ndan nga katër vitet e turpshme që futën frikën tek njerëzit, një javë na ndan nga ky tmerr dhe ne duhet t’a ndëshkojmë me votë këtë qeveri-është shprehur Besnik Aliaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse në tubimin e madh përmbyllës të opozitës shqiptare në Gjirokastër mesditën e sotme.

Ne kemi një program me 20 shtylla të rëndësishme jo fjalë por program të publikuar, lexojeni atë ndërsa Rama nuk ka as program dhe as nuk është maxhorancë, por pas 25 qershorit, do ta shikojë veten në opozitë-u shpreh Aliaj duke ndezur thirrjet nga publiku.

Ne nuk premtojmë raketa në qiell, por e nisim me vrasjen e frikës dhe risjelljen e lirisë në këtë vend të bekuar.

Për zotin Aliaj, promovimi i biznesit me taksa të ulëta, është zgjidhje për t’i dhënë frymëmarrje familjeve shqiptare.

Në fund zoti Aliaj, ka ripërsëritur edhe një herë domosdoshmërinë e vrasjes së frikës më 25 qershor pasi vetëm kështu kthehet besimi i qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here