VIDEO/Borë në Gjirokastër, Zamira e Bashkisë, kursen kripën,qytetarët akuza ndaj saj

0
616

Sërish dëborë në Gjirokastër. Prej orëve të mëngjesit të sotëm, janë shënuar rreshje dëbore në rajonin e Gjirokastrës. Në qytet, trashësia e dëborës i kalonte të 5 cm, ndërkohë që në lagjet e sipërme, ka qenë dicka më tepër dhe në zonat rurale malore diku tek 10 cm dëborë. Vështirësi në qarkullim, ka pasur në lagjet e sipërme të qytetit si në Dunavat, Manalat, Cfakë, Palorto ku lëvizja e mjeteve ka qenë pothuajse e pamundur pa zinxhirë. Ndërkohë që edhe qarkullimi i qytetarëve ka qenë më i paktë përvec disa prej të cilëve halli i ka nxjerrë nga shtëpia për të dalë në këtë mot të keq. Nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrës, nuk është përgjigjur për të hedhur skorje apo kripë në rrugët e gurta të qytetit me qëllim normalizimin e mjeteve dhe qytetarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here