VIDEO/Demokratët e Gjirokastrës, zgjodhën sot kryetarin e ri të PDSH

Zgjedhjet për kreun e ri të PD së Shqipërisë, janë zhvilluar edhe në Gjirokastër.

Anëtarësia e partisë më të madhe opozitare në vend, është thirrur pranë kutive të votimit për të zgjedhur mes kandidaturave të Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit në një garë që do të ketë vetëm një fitues.

Qendra e votimit për anëtarësinë e PD të Gjirokastrës, është celur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyll pas 12 orëve.

Në të kanë marrë pjesë 84% e anëtarësisë aktive në Gjirokastër, ndërsa referuar numrit të përgjithshëm të anëtarëve në listat e PD vendore, kanë marrë pjesë 64% e tyre.

Roland Bejko kreu i PD Gjirokastër, shprehet se zgjedhjet për kryetarin e ri të PD së Shqipërisë, vijnë në një fazë kur PD ka një sfidë mjaft të mprehtë sic është aksioni e ri politik i një opozite agresive dhe të fortë përballë pushtetit të socialistëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment