VIDEO/Derrat një ditë pas “sfilatës” në Spitalin Rajonal, enden në lavanderinë e këtij institucioni

0
170

Derrat kanë bërë pushim mesditën e sotme, pas “parakalimit” të një dite më parë në pavionin e kirurgjisë apo në atë të pranimit në Spitalin Rajonal.

Situata ka dalë jashtë kontrollit gjatë mbasdites së djeshme kur një tufë derrash që ndodhen përbri Spitalit Rajonal ku ushqehen me mbeturinat organike të këtij institucioni, hynë në ambjentet e brendshme duke krijuar panik tek pacientët.

Ndërsa sot derrat shëtisin të lirë në tarracën e lavanterisë së spitalit duke u ushqyer me mbeturina.

Punonjësit e Spitalit të Gjirokastrës jashtë kamerave shprehen se situata është shumë kritike pasi kërcënimi i derrave është evident sidomos kur enden në territorin jashtë spitalit për të mos thënë ngjarjen e djeshme të paprecedentë.

Deri më tani nga Spitali nuk ka asnjë reagim kjo edhe për faktin se drejtuesit e këtij institucioni janë të dorëhequr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here