VIDEO/Dr Igli Kokalari, ju tregoj se cfarë bëhet në Spitalin e Gjirokastrës

Një prej mjekëve më të dashur për gjirokastritët sic është Dr Igli Kokalari, denoncon situatën në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Në një takim elektoral me banorët e fshatit Valare, doktor Igli i shoqëruar nga kandidati për deputet Roland Bejko, e ka paraqitur gjendjen katastrofale në institucionin ku punon si kirurg.

Ky spital-u shpreh doktor Igli-është i superfryrë. Unë dhe zoti Roland Bejko kemi kërkuar transparencë për numrin e të punësuarve dhe në të gjitha rastet na është refuzuar.

Në këtë spital, kemi 10 bahcevanë dhe asnjë lule, kemi 20 hidraulikë dhe asnjë tualet nuk funksionon pra cdo gjë shkon drejt katastrofës.

Mos ju sjelli halli aty në rast se mund të shpoheni me ndonjë gozhdë se dhe gjilpërën e tetanozit, do ta bleni vetë në farmaci nga paret e xhepit tuaj, se aty nuk ka asgjë për ju sepse këto pare që janë tuajat, shkojnë për administratën e tejfryrë me nivel 70% ndërkohë që personel vetëm 30%.

Ky raport duhet të ishte krejt i kundërt, mirëpo kjo ndodh sepse duhen votat për partinë-u shpreh doktor Igli.

Ky i fundit i’u drejtua banorëve të Valaresë se shteti këtu kujtohet vetëm kur vijnë zgjedhjet. Dita e zgjedhjeve është një ditë që duhet menduar shumë ndaj mendoheni mirë se kujt do t’ja jepni votën pasi është instrumenti i vetëm ndëshkues që ju jepet një herë në katër vjet.

Zoti Kokalari ka renditur edhe investimet e kryera nga qeveria e PD në tetë vjet në zonë ku përmendi ngritjen e një qendre shëndetësore që u erdhi në ndihmë këtij komuniteti të madh banorësh.

Ashtu sic votuat për mua 2 vjet më parë dhe po penalizoheni nga kryetarja e Bashkisë, votoni sërish për kandidatët e PD-ka përfunduar doktor Igli.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment