VIDEO/Dule jep sinjalin e fitores së opozitës në Gjirokastër

0
2022

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, përcjell mesazhe konkrete bashkëpunimi në terren mes partisë së tij dhe partive opozitare për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pas një takimi që ka zhvilluar një ditë më parë me kryesuesin e listës së kandidatëve të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehun dhe kandidatin tjetër nga zona minoritare Kosta Barka, zoti Dule është shprehur optimist në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Zoti Dule beson në përmbysje të rezultatit të 2013 ndërkohë që objktivi madhor është fitore e opozitës së bashkuar në Qarkun e Gjirokastrës cka është e mundur pas sinjaleve të para.

Mesazhet janë të tilla që krijojnë optimizëm dhe motivojnë jo vetëm strukturat, por edhe shumë qytetarë të cilët përditë pavarësisht klimës që kultivon qeveria, i bashkohen aktivitetit tonë duke dhënë frymë optimizmi dhe fitoreje-u shpreh Dule.

Koalicioni opozitar sjell shpresën-u shpreh kreu i PBDNJ. Largon edhe më tepër qeverisjen e kanabizuar dhe e kriminalizuar eklektike që e mbajti për katër vjet vendin tonë dhe shoqërinë, larg objektivave madhore që është celja e negociatave për anëtarësimin në BE.

Për zotin Dule, qeverisja Rama krahas këtyre fenomeneve negative, do të mbahet mend si qeveria e cila nuk arriti të shënojë asnjë sukses, asnjë stacion të ri në objektivin strategjik të vendit dhe shoqërisë që është integrimi në BE.

Ndërkohë Dule, ka vlerësuar kandidatët e opozitës në Gjirokastër si zotin Shehu, Bejko e Barka si intelektualë dhe njerëz me integritet.

Dule ka demonstruar bashkëpunimin e PBDNJ dhe PD duke bërë thirrje haptazi votuesve të partisë së tij, që të votojnë nr 6 në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here