VIDEO/Festa e Greqisë refuzohet nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare

0
420

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, refuzojnë pjesmarrjen në aktivitetin e sotëm të organizuar në fshatin Dervician, me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Ndonëse kanë pasur ftesë zyrtare nga autoritetet e Komunës së Dropullit, perfaqësuesit e qeverisë shqiptare në Gjirokastër, apo dhe kandidatët e maxhorancës për deputetë, kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë aktivitet. Ndërkaq flamujt grek dhe simbole helenike, kanë mbushur fshatin Dervician me këtë rast. Dy autobuzë me shtetas grek, kanë ardhur në vigjilje të kësaj feste në kryeqendrën ku jeton minoriteti helen në jug të vendit. Më së shumti prej tyre, grupe folkloriko-patriotike nga Trikalla dhe zona të tjera të Greqisë. Ceremonitë me rastin e festës së Greqisë, kanë nisur herët në mëngjes me një liturgji të mbajtur në kishën e fshatit, për të vijuar me parakalimin e nxënësve të shkollës 9-vjecare të Dervicianit me flamuj dhe simbole helene. Përkrah flamurit grek valëvitej edhe ai kuq e zi i Shqipërisë, ndërkohë që ka rënë në sy, një flamur i madh i Greqisë i cili mbahej horizontalisht nga fëmijët e veshur me kostume popullore të zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here