VIDEO/Forca speciale në kufirin shqiptaro-grek për trafikun e refugjatëve

0
164

Repartet shqiptare të policisë “Delta Force” po patrullojnë kufirin shqiptaro-grek pas një numri të shtuar të refugjatëve në të dy anët e kufirit.

Policia e Gjirokastrës njoftoi edhe përfshirjen e tre refugjatëve algjerianë në një vjedhje banese në zonën e Dropullit dhe arrestimin e tyre. Policia shqiptare tha se 5 refugjatë të tjerë nga Siria, Algjeria dhe Libia u bllokuan në kufi dhe i’u dorëzuan autoriteteve greke mbi bazë të praktikave të dorëzimit vullnetar.

Autoritete shqiptare flasin për një rritje në këtë periudhë të trafikut të refugjatëve sidomos nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt territorit shqiptar dhe më pas udhëtimit të tyre drejt Malit të Zi. Të dhënat policore shqiptare flasin për mbi 300 refugjatë të bllokuar nga janari i këtij viti, të cilët kanë hyrë nga kufiri grek drejt territorit shqiptar.

Numrin më të madh të refugjatëve e zënë algjerianët me rreth 110 persona dhe më pas renditen sirianët 100 persona ndërkohë që refugjatë e tjerë u përkasin vendeve si Afganistani, Libia, Maroku, etj. Policia shqiptare ka goditur në këtë periudhë edhe disa grupe apo individë që janë përfshirë në trafikun e refugjatëve duke arrestuar shtatë persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here