VIDEO/FRPD, ironi tallëse me ministren Mirela Kumbaro

Të rinjtë e FRPD Gjirokastër, sot, në 100 vjetorin e lindjes së disidentes së shquar gjirokastrite Musine Kokalari, kanë qenë në banesën e saj e cila u rrënua nga flakët dy vjet më parë. Simbolika e anëtarëve të FRPD, ka qenë e vecantë pasi në 100 vjetorin e lindjes së saj, Ministria e Kulturës, e ka lënë në këtë gjendje, banesën e Musinesë pa asnjë lloj shprese investuese. Ministria e Kultures apo edhe Bashkia e Gjirokastrës sipas kreut të FRPD Gjirokastër Artan Aliko, nuk dëshirojnë t’i tregojnë këtë të vërtetë turistëve vendas apo të huaj që vizitojnë qytetin sepse aty faktohet dështimi i kësaj qeverie dhe i ministres së kulturës Mirela Kumbaro. Zoti Aliko i ka bërë thirrje Mirela Kumbaros të lërë mbledhjet nëpër fshatrat dhe qytetin e Gjirokastrës, të lërë fasadat, por të bëjë punën që i kanë ngarkuar qytetarët, në të kundërt, të japë dorëheqjen. Aliko ka kërkuar dhe nga Zamira Rami reagim dhe veprim sa më të shpejtë. Në fund në mënyrë ironike, të rinjtë demokratë, kanë pasur një dedikim mjaft të vecantë për Kumbaron të huazuar nga kolegu i saj në qeveri Ilir Beqja “SUKSESE NË JETË MIRELA KUMBARO” të cilën e kanë vendosur në portën hyrëse të DRKK.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment