VIDEO/Incidente pas takimit Luftëtari-Skënderbeu, tre tifozë në pranga pasi akuzuan Tavot për trukim rezultati

0
1391

Incidente në fund të takimit mes Luftëtarit dhe Skënderbeut, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të ekipit korcar. Tifozëria gjirokastrite, është provokuar nga tifozët e Skënderbeut të cilët i jaë gëzuar tre pikëshit të marrë në Gjirokastër. Tifozët korcarë të gjendur përballë një furie nga ana e tifozëve vendas, kanë hyrë në fushë për të kërkuar mbrojtje nga ana e policisë. Këta të fundit, kanë marrë në mbrojtje tifozerinë korcare dhe e kanë siguruar që askush prej tyre të mos të prekej. Ndërkaq tre tifozë gjirokastritë mes tyre janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës pasi kanë sharë vëllezërit Tavo për trukim të rezultatit. Tifozët gjirokastritë, kanë paralajmëruar trukim të rezultatit të sotën në favor të Skënderbeut dhe janë irrituar me presidentin Tavo.

Familjarët e të shoqëruarve, gjenden para Policisë së Gjirokastrës dhe kërkojnë lirimin e tyre ndërkohë që lëshojnë deklarata kundër Tavos për këtë veprim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here