VIDEO/Ja si ka degraduar veshja etnike në “Fustanella Festival”

0
1086

Ka degraduar tërësisht veshja kombëtare e fustanellës në “Fustanella Festival” që ka çelur siparin të premten në mbrëmje në qytetin muze të Gjirokastrës.
Ndërsa ky degradim nuk është aspak problem për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e konsideron si një metaforë.
Festivali vijon tre dit rresht si një dedikim që i bëhet veshjes tradicionale të shqiptarëve të trashëguar nga shekujt.
Por kjo që kanë veshur artistët nuk është fustanellë dhe vetë fustanella nuk është kombinuar kurrë në historinë e saj me një bluzë si të seminaristëve gjatë një meshe.
Para se të niste festivali ministrja e kulturës nuk e vuri re deformonimin. Madje e veshi këtë fund që e quan fustanellë dhe bëri një një foto së bashku me
drejtorin artistik të “Fustanella festival”, Robert Bishën. Me krenari e poston në faqen e saj të Facebookut. Pozojnë para fotografisë së Shote e Azem Galicës, duke imituar qëndrimin e heronjve.
Nëse, të imitosh heronjtë e kombit, është humor apo performancë artistike, çështja mbetet vërtetë për t’u diskutuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljen e një ministri e jo të një artisti të lirë.
Auron Tare i organizatës për mbrojtjen e trashëgimisë ka reaguar pas postimit, dhe i shkruan ministres Kumbaro se kjo veç fustanellë nuk është.
Ndryshe nga Tare, organizatori i festivalit Robert Bisha, duket i kënaqur që ministrja s’e ka vënë re fustanellën e tyre dhe poston foton me komentin “e po ku e gjeni nje ministre qe ben nje foto si kjo???! suuuper!”
Edhe pse nuk duket në këtë festival fustanella e vërtetë shqiptare me shumë pala e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli, Ministrja përpiqet t’i japë rëndësi më të madhe se ç’duket eventit
Nëse ministrja s’ka treguar vëmendjen e duhur për projektin, organizatorët duket se do të korrin, çfarë kanë mbjellë.
Fustanella është mit i trashëgimisë së bashku me iso-polifoninë. Por me këtë muzikë, me këto dekore në restaurim e sipër, me këtë interesim sporadik të qytetarëve të Gjirokastrës së fustanellave, projekti po dështon sa pa nisur…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here