VIDEO/Juristi i Hipotekës Bexhet Baxhella në tubimin e LSI, i rrëmben smartfonin një të riu, teksa e filmonte

Një tjetër skandal nga radhët e LSI në Gjirokastër.

Angazhimi i punonjësve të administratës në tubimet e LSI është fakt i pamohueshëm dhe rasti më i fundit, është prezenca në të, e juristit të Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër Bexhet Baxhella.

Juristi është pjesë e forumeve drejtuese të LSI dhe prezenca e tij në fushatë elektorale, e penalizon atë deri në heqje nga puna.

Në një tubim elektoral të mbajtur tre ditë më parë në lagjen “Punëtori” ku asistonte vetë kandidati për deputet Vangjel Tavo, një i ri, ishte duke filmuar me smartfonin e tij rastësisht nga dritarja e një lokali.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Bexhet Baxhella juristi i Hipotekës së Gjirokastrës dhe nuk e ka lejuar të filmojë.

Veprimi i Baxhellas, nxitet pasi i riu rastësor, kishte rrokur pamje me smartfonin e tij edhe të vetë juristit në tubimin elektoral ku nuk i lejohet në mënyrë kategorike.

Ka qenë kjo arsyeja e ndërhyrjes së Baxhellas ndaj të riut.

Për më tepër shikoni videon e siguruar nga Jugunews.net

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment