VIDEO/Kandidatët Shehu e Xhelili në zonën e Buzit në Tepelenë

0
1041

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu e Qamil Xhelili, kanë zhvilluar një takim me banorët e Buzit në Tepelenë.

Zoti Shehu u shpreh se në qendër të programit të PD, është qytetari, pasi mendojmë të zhvillojmë vendin për të përmirësuar jetën e tij. Ndërsa ne themi që një vend që të zhvillohet ekonomikisht duhet ta ndjejë qytetari, nga ana tjetër Edi Rama shprehet se ka rritje ekonomike. Kjo rritje ndjehet nga një grup oligarkësh që marrin miliardat-u shpreh Shehu. Termometri i matjes së zhvillimit ekonomik të një vendi, është qytetari dhe të thuash që Shqipëria zhvillohet ekonomikisht dhe qytetari nuk e ndjen, është arrogancë dhe prepotencë ndaj qytetarit ku e trajton këtë të fundit si një skllav për ta shkelur me këmbë-u shpreh kandidati Shehu.

Ne nuk jemi si faraonët e Egjyptit dhe skemi këtë raport me qytetarët pasi jemi demokratë dhe besojmë në zhvillimin ekonomik të qytetarit.

Zoti Shehu u ndal tek zona e Buzit e cila po diskriminohet nga qeveria pasi tradicionalisht banorët e tij, kanë votuar PD.

Ju sjellin punonjës të mirëmbajtjes së rrugës nga zona të tjera sepse janë të LSI dhe PS, personel shëndetësor dhe infermierët nuk vijnë fare sepse kanë një teser partie që e përdorin si dokument për të marrë një rrogë-u shpreh kandidati Shehu duke vazhduar se-janë këto arsyet që juve duhet të besoni tek PD si familja juaj politike.

Nga ana e tij kandidati Qamil Xhelili, si djalë i zonës, shprehu besim të plotë se banorët e zones, do të votojnë si gjithmonë PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here