VIDEO/Kandidatët Tritan Shehu e Fatjona Dhimitri në Petran, PD ka ne fokus qytetarin

0
737

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu e Fatjona Dhimitri, kanë qenë pranë banorëve të Petranit.

Zoti Shehu, është shprehur i bindur se 25 qershori, do të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Jemi të bindur-u shpreh Shehu-se më 25 qershor, shumë gjera do të ndryshojnë në Shqipëri. Alarmi që ka dhënë sondazhi i GALLUP për Shqipërinë si vendi i dytë në Botë ku banorët e saj kërkojnë të largohen, është tregues i qartë për të kuptuar se cfarë problemesh ka Shqipëria dhe sa pak optimizëm ka tek shqiptarët-është shprehur Shehu.

Alternative e PD ka në fokus mirëqënien e qytetarit që ai të jetojë normalisht dhe larg tendencës së varfërisë dhe kjo, duke krijuar lehtësira-ka vijuar Tritan Shehu.

Njerëzit kërkojnë të ikin kur vështrojnë se kush i udhëheq një kryeministër që bën gallatë dhe sillet me arrogancë ndaj qytetarëve të vet, për të mos folur për varfërinë dhe përcmimin që i bën ai shqiptarëve.

Ndaj më 25 qershor, të gjithë të votojmë PD pasi është forca më serioze dhe më e besueshme për një shtet normal në shërbim të qytetarit-përfundoi Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here