VIDEO/Kandidati Bejko, tek fasonët, rrisim pagen minimale në 30 mijë lekë të rinj

0
569

Kandidati për deputet i PD Roland Bejko, ka marrë takim me punonjëset e biznesit fason në qytetin e Gjirokastrës.

Zoti Bejko, ka premtuar rritje të pagës minimale të kësaj shtrese punonjësish në masën 30 mijë lekë të rinj brenda mandatit të parë 4 vjecar të qeverisjes së PD.

Ne do t’u krijojmë lehtësira pronarëve të linjave të prodhimit të veshjeve me uljen e taksave dhe të TVSH, që janë bazë për rritjen ekonomike të vendit, të ekonomive tuaja familjare-iu është drejtuar Bejko punonjëseve të biznesit prodhues fason në Gjirokastër.

Programi ynë, parashikon lehtësira të taksave cka do të reflektohen në përmirësimin e mirëqënies së ekonomive familjare ndaj ju ftoj që në 25 qershor, të na besoni ne dhe programin tonë ekonomik-u shpreh kandidati i PD për deputet Roland Bejko.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here