VIDEO/Kriza e ujit në Memaliaj, Kacorri, problem rrjeti i brendshëm i amortizuar

0
1736

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tepelenë-Memaliaj Arben Kacorri, për situatën kritike të ujit të pijshëm në Memaliaj, shprehet se vjen si pasojë e mungesës së investimit në rrjetin e brendshëm.

Për Kacorrin, ministria e linjës që kontrollohet nga LSI, ka lënë qëllimisht të fshehur projektin e investimit në rrjetin e brendshëm të ujit të pijshëm në të dy qytetet e për pasojë, situata e sotme, është rrjedhim i kësaj problematike.

Kacorri shprehet se cfarëdo sasie uji të cohet në depon e Memaliajt, ajo kalon në pikën zero brenda 2 orësh për shkak të amortizimit të rrjetit të brendshëm. Ndërsa situata në 8 muajt e tjera të vitit, është normale dhe furnizimi është i bollshëm për shkak të kapaciteteve të shumta ujore që kanë burimet me të cilat furnizohet qoftë Memaliaj apo dhe Tepelena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here