VIDEO/Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet Tritan Shehu, takim me strukturat e PD në Këlcyrë

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastërs Tritan Shehu, u ka bërë thirrje strukturave të PD në Këlcyrë, të angazhohen maksimalisht për të rrënjosur besimin tek njerëzit se fitorja e PD është një hap larg.

Zoti Shehu, ka kërkuar nga anëtarët e seksioneve të PD në zonën e Këlcyrës, të intensifikojnë takimet në bazë në dy javët e mbetura pasi kërkohet përmbushja e objektivit që rezulton në fitoren e PD në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës.

Këlcyra është një zonë e djathtë dhe si e tillë, kërkohet disiplinim i mëtejshëm i veprimtarive, në arritjen e qëllimit-është shprehur Shehu.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment