VIDEO/Kryetari i LSI në Piskovë, gris teserën, pas tij largohen edhe 30 anëtarë të partisë së Ilir Metës

0
1327

LSI gjendet në panik të madh në zonën e Këlcyrës.

Rreth 30 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike, kanë braktisur partinë e Ilir Metës gjatë një tubimi politik të kandidatit të PS Bledi Cuci në këtë zonë.

Kryetari i LSI për zonën e Piskovës Robert Celo, ka hedhur poshtë teserën e LSI në sy të dhjetëra simpatizantëve që ishin mbledhur në tubimin elektoral të PS në Piskovë duke u shprehur se nuk është më pjesë e kësaj force politike e cila ka në themel korrupsionin dhe gjithë fenomenet negative në shoqërinë shqiptare.

Veprimi i tij, është përshëndetur nga tubuesit ndërkohë që ikja e Celos, ka marrë me vete edhe 30 anëtarë të tjerë të LSI në këtë zonë, të cilët janë larguar përfundimisht nga partia e Ilir Metës.

Dhjetë ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Tepelenë, 50 anëtarë të LSI, grisën teserat në mënyrë demonstrative, pasi anëtarët e LSI në Këshillin Bashkaik të Memaliajt, kishin bllokuar me forcën e kartonit, investimin e rrugës për në fshat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here