VIDEO/Mbështetje të madhe ndaj PD prej komunitetit të lagjes Punëtori

0
935

Një mbështetje të madhe ka marrë kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Tritan Shehu, nga komuniteti i lagjes Punëtori.

Zoti Shehu ka qenë i shoqëruar nga ish kryebashkiaku i Gjirokastrës në fund të viteve ’90 Ylli Asllani.

Kandidati Shehu ka prekur një sërë cështje të karakterit social që janë të ndjeshme për banorët e Gjirokastrës. Papunësia dhe mungesa e alternativave për të gjetur punë gjatë katër viteve, janë tiparet e një qeverie që nuk siguron dot kushtet më jetike për shtetasit e vet-është shprehur Shehu.

Ndërsa ish kryebashkiaku Ylli Asllani, ka bërë thirrje banorëve të lagjes Punëtori, të votojnë masivisht kandidatët e PD në Qarkun e Gjirokastrës pasi sipas tij, janë më përfaqësues se cdo listë tjetër politike.

Aleanca e PD me PEISH që është mbrojtëse e interesave të komunitetit egjiptian në Shqipëri, forcon pozitat e PD në Gjirokastër, pasi kreu i kësaj force politike në Gjirokastër Gramoz Braho, ka fituar qinra vota në zgjedhjet lokale duke siguruar një vend në Këshillin Bashkiak.

Zoti Braho ka ftuar publikisht bashkëlagjasit e vet, të votojnë nr 6 në fletën e votimit pasi aty përputhen interesat e këtij komuniteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here