VIDEO/Nata e ndërrimit të viteve, pak njerëz në rrugë, varferi në fishekzjarre

Gjirokastra ka përcjellë vitin 2016 dhe ka pritur vitin e ri 2017, nën një atmosferë të vaktë festive. Prezenca e njerëzve në qendrën e qytetit për të kremtuar ardhjen e Vitit të Ri, ka qenë mjaft e paktë kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturave mjaft të ulëta që kanë karakterizuar orët e para të 2017. Vetëm prezencë policore dhe patrulla te uniformave blu për të parandaluar ndonjë incident të mundshem, janë parë në qendrën e qytetit. Njëkohësisht në gatishmëri, ka qenë edhe Reparti Zjarrëfikës me kreun e saj Kujtim Bizhga. Ndërkaq prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime dhe stafi i tij, kanë qenë prezent përgjatë minutave të fundit të vitit që shkoi dhe minutave të 2017 duke përshëndetur ata qytetarë, që kishin dalë për të festuar në qendër të qytetit. Ora 00:00 kulmoi me fishekzjarre në qiellin e zymtë të qytetit ku me dhjetëra qindra, ndricuan qytetin e gurtë nga kështjella, e deri poshtë në pjesën moderne të tij. Qytetarët, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë sukses, shëndet dhe lumturi për vitin e ri 2017. Nuk është raportuar për ndonjë incident nga përdorimi i fishekzjarreve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment