VIDEO/Përse nxënësit e Lunxhërisë nuk shkojnë në shkollë ?

0
178

Janë rreth 150 nxënës të fshatrave të zonës së Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës, të cilëve u privohet mësimi si pasojë e mungesës së transportit.

Situata është bërë alarmante nga vetë prindërit por edhe prej mësuesve të shkollës 9-vjecare “Petro Poga” e cila gjendet në pjesën fushore të Lunxhërisë. Sot është dita e tretë që rreth 80% e nxënësve nuk e frekuentojnë më këtë shkollë.

Ministria e Arsimit, ka nxjerrë një urdhër ku i fton prindërit e nxënësve që kanë të detyrueshme udhëtimin me mjet deri në shkollë, të celin një llogari bankare me qëllim rimbursimin e shpenzimeve të transportit nga banesa në shkollë dhe anasjelltas.

Mirëpo vetë prindërit që janë banorë të zonave të largëta dhe të thella të kësaj zone, e kanë të vështirë të shkojnë në qytet, të celin një llogari bankare e jo më pastaj të rimbursohen nga shteti për shpenzimet mujore. Kjo procedurë burokratike ka acaruar mjaft prindërit të cilët i kanë rënë shkurt, duke mos i cuar nxënësit në shkollë pasi shoferi i furgonit kërkon lekët në dorë për shërbimin e kryer.

Ka nga ata që përshkojnë rrugën me këmbë, por edhe pak që paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre, por procedurat burokratike që kërkon Ministria e Arsimit, janë të pakuptimta. Pasojat janë klasat bosh, mësues pa nxënës dhe një shkollë me vetëm 20 fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here