VIDEO/”Plas” plasja në Gjirokastër, dje katër vatra të reja në Cepo, alarm nga konsumi i mishit të imët

0
153

Konfirmohen raste të reja të sëmundjes së plasjes në Gjirokastër.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Qarkun e Gjirokastrës Kostaq Rapi shprehet se infektimi i kullotave nga bacilli i plasjes, po shkakton dëme tek të imtat në rrethin e Gjirokastrës. Vatrat e reja nga sëmundja e antraksit, janë shënuar dje në fshatrat Plesat, Cepunë, në kullotën e majës së Cajupit si dhe në Golem.

Menjëherë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër, izoluan këto vatra të cilat janë edhe furnizueset kryesore me mish të popullatës së Gjirokastrës e më gjerë. Sipas Rapit, këto raste janë nënshtruar masave të karantinës ndërkohë që Shërbimi Veterinar ka dërguar vaksina si mjete të vetme profilaktike për të shpëtuar nga kjo sëmundje e transmetueshme tek njerëzit. Krahas vaksinimit, është operuar edhe me groposjen e kafshëve të infektuara apo dhe me djegijen e tyre në rastet kur nuk shkojnë dot mjetet e groposjes së tyre.

Për drejtorin e Bujqësisë së Gjirokastrës, fermerët duhet të jenë të parët që të kërkojnë asistencën pranë Drejtorisë së Bujqësisë për cdo kafshë të ngordhur dhe asnjëri prej tyre nuk u lejohet prekja e kafshëve të infektuara.

Të imtat në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes mikrob i cili qëndron aktiv 40 vjet nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim.

Një javë më parë, katër rastet e para u konfirmuan në Sukë të Përmetit ku pati edhe tre persona të infektuar nga kjo sëmundje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here