VIDEO/Presidenti Nishani, nderon tetë personalitete me titullin “Mjeshtër i Madh”

0
525

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka nderuar personalitete të ndryshme gjirokastrite me anë të një ceremonie, të organizuar mesditën e sotme në Gjirokastër. Zoti Nishani, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër” i Madh”, emra shumë të njohur të artit, skenës dhe kulturës shqiptare të lindur dhe rritur në Gjirokastër mes të cilëve piktori Bashkim Ahmeti, muzikanti Naxhi Kasoruho, ish futbollisti i Përfaqësueses Shqiptare të Futbollit në vitet ’70 dhe i Luftëtarit Sefedin Braho, regjisori dhe krijuesi i Teatrit Profesionist të Gjirokastrës Bernard Kokalari, si dhe Lefter Dilo, Sokrat Kalivopulli, Sotiraq Paskali e Sulejman Isufati. Mes tyre, gjenden dy emra mjaft të njohur sic është Sokrat Kalivopulli, pioner i ndërtimeve dhe projektimeve të veprave hidro-energjitike në të gjithë vendin, si dhe Lefter Dilo, krijues i muzeumeve në Gjirokastër të cilët janë vlerësuar pas vdekjes. Zoti Nishani, ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve të cilët sic i cilësoi ai, janë vlera jo vetëm për Gjirokastrën, por për vetë kombin shqiptar. Edhe pse nuk kam lindur në këtë qytet të bukur, gjithmonë e kam përjetuar me shumë krenari dhe nostalgji dhe gjithmonë e kam thënë se origjina ime gjirokastrite më ka inspiruar dhe më ka dhënë gjithmonë një ndjesi të mrekullueshme për t’u ndjerë i gatshëm jo vetëm për të mësuar nga tradita, historia dhe qytetaria e Gjirokastrës, por edhe për t’a përcjellë atë kudo-është shprehur presidenti Nishani. Në aktivitetin e sotëm, zoti Nishani, shoqërohej nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime, kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hila, si dhe nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.

Emrat e vlerësuar nga Presidenti Bujar Nishani.

Bernard Kokalari Mjeshtër i Madh

Lefter Dilo (pas vdekjes) Mjeshtër i Madh.

Naxhi Kasoruho Mjeshtër i Madh

Sokrat Kalivopulli (pas vdekjes) Mjeshtër i Madh.

Sotiraq Paskali Mjeshtër i Madh.

Bashkim Ahmeti Mjeshtër i Madh.

Sulejman Isufati Për Merita të Vecanta Civile.

Sefedin Braho Mjeshtër i Madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here