VIDEO/Pusit i vendoset ndricimi, turistët habiten me prezencën e tij në Pazarin Karakteristik

0
166

Një pus mesjetar 17 metra i thellë u zbulua në dyshemenë e godinës qendrore të Qafës së Pazarit të Gjirokastrës, njohur ndryshe edhe si 6-këndëshi. Kastriot Dhrami, i cili administron prej vitesh godinën si njësi për shitjen e suvenirëve, vendosi të kryejë disa sistemime dhe modifikime të brendshme, por ndërhyrja zbuloi pusin për të cilin ishte dëgjuar të flitej nga të moshuarit.

Kisha dëgjuar për këtë pus që para 30 vitesh, por nuk e dija ku ishte me saktësi-shprehet Dhrami. Ditën e sotme, vetë “pronari” i pusit, ka isntaluar një prozhektor i cili mundëson shikimin me sy të lirë të thellësisë së pusit dhe të ujit që rrjedh në metrat e poshtëm të tij. Pusi mendohet të ketë një moshë tre shekullore dhe daton para ndërtimit të Pazarit Karakteristik nga osmanët dhe sot paraqitet në gjendje shumë të mirë. Niveli i ujit që dikur përdorej për t’u pirë është deri në lartësinë 5 metra.

Vepra e rrallë ka filluar të befasojë vizitorët, ndërsa i ka shtuar një tjetër atraksion turistik Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës. Banorët e vjetër të qytetit flasin për të paktën 7 puse në lokacionin më të frekuentuar të qytetit të gurtë, si dhe për një sistem të sofistikuar furnizimi me ujë të lidhur me ujësjellësin e Ali Pashës, por kjo ende nuk është faktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here