VIDEO/Qendra e Trajtimit të Autikëve, operon në ambjente të ngushta

Qendra e Trajtimit të Autikëve, është e vetmja në Gjirokastër dhe në të gjithë jugun e vendit. Kjo qendër trajton afro 48 fëmijë autik shumica e të cilëve nga zonat rurale të vendit.

Sipas drejtueses së kësaj qendre Lindita Luzo, stafi në këtë qendër të specializuar për të trajtuar rastet e autizmit, është i formuar dhe i përkushtuar ndaj fëmijëve me probleme të lindura dhe të përfituara.

Problem ngelet vetëm hapësira që ka kjo qendër e cila është e pamjaftueshme. Për këtë cështje zonja Luzo, ka kërkuar nga ministria e linjës që është ajo e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, zgjerimin e hapësirave të kësaj qendre cka është mëse e domosdoshme në kushtet aktuale si dhe zgjerimin e stafit didaktik pasi janë gjithsej 10 punonjëse. Qëllimi është kthimi i kësaj qendre, në një qendër rehabilituese për rastet e paraqitura ndaj kërkohet me domosdoshmëri rritja e kapaciteteve.

Duke parë se shumica e fëmijëve autikë vijnë nga zonat e largëta dhe shumë prej tyre e kanë të pamundur trajtimin rregullisht për shkak të kostos të transportit, zonja Luzo, ka apeluar tek njësitë vendore që të mbulojnë këto shpenzime, tek ato familje që në shumicën e rasteve janë të varfëra. Deri tani këto shpenzime, mbulohen nga vetë prindërit e fëmijëve me probleme cka është kosto më vete.

Qendra e Trajtimit të Autikëve në Gjirokastër, mbështetet nga Këshilli i Qarkut dhe me fonde për rrogat e mësuesve, nga Ministria e Cështjeve Sociale sot Ministria e Shëndetësisë dhe Cështjeve Sociale.

Kjo qendër është celur pesë vjet më parë si domosdoshmëri e rritjes së kërkesave dhe numrit në rritje të fëmijëve autik në rajonin e Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment