VIDEO/Roland Bejko në Krahës, ofrojmë mbështetje për stimulimin e produktit vendas

Lehtësirat ndaj jush janë në programin tonë politik dhe mbështetja do të jetë e pakursyer.

Kështu u është drejtuar tregtarëve ambulantë në tregun e Krahësit, kandidati për deputet i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko.

Zoti Bejko në kontakt me fermerët dhe tregtarët ambulantë vendas të kësaj zone, u ka speguar se PD do të mundësojë lehtësirat e nevojshme ndaj cdo fermeri i cili jeton me punë të ndershme dhe nuk do të operojë si qeverisja e derisotshme ku subvencionimet, i shpërndan për pazare politike e elektorale.

Ju garantojmë se kjo nuk ka ndodhur me ne dhe as nuk do të ndodhë sepse është një fenomen që do të marrë ndëshkim më 25 qershor, ndaj na jepni besimin për t’a bërë realitet programin tonë politik që garanton mbështetje dhe asistencë monetare ndaj cdo fermeri të ndershëm-është shprehur zoti Bejko.

Nga ana e tyre, tregtarët dhe fermerët e Krahësit, kanë vlerësuar zotin Bejko, si një politikan që përfaqëson vlerat më të mira të zonës.

Votat tona janë detyrim ndaj jush dhe nuk do shkojnë dëm ndaj fitorja është e juaja-janë shprehur mjaft tregtarë, fermerë apo dhe banorë të Krahësit në Tepelenë.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment