VIDEO/Roland Bejko premton ridimensionim të turizmit vendor në Gjirokastrën muzeale

0
436

Roland Bejko, ka nje plan konkret për ridimensionimin e turizmit vendor, përmes shfrytezimit të resurseve që kanë qëndruar në hije.

Unë kam në plan shtrirjen e turizmit jo vetëm në zonën e Pazarit Karakteristik që njihet si i tillë, por ta zgjerojmë më tepër atë, duke i dhënë një frymëmarrje më të madhe pjesës historike të Gjirokastrës sonë-u shpreh kandidati demokrat për deputet Roland Bejko, gjatë takimeve që ka zhvilluar me artizanët gjirokastritë në Pazarin Karakteristik.

Mirëqënia juaj është në interes të qeverisë sepse mungesa e kësaj mirëqënie, sjell probleme sociale ashtu sic ka sjellë deri më sot-u shpreh zoti Bejko.

Ky i fundit, ka sjellë shembuj të shumtë të shfrytëzimit të aseteve muzeale e asambleve arkitektonike në vendet fqinje, të cilat janë burime fitimi dhe mirëqënie.

Egzistojnë të gjitha këto pasuri në Gjirokastër të cilat me një menaxhim perfekt funksionojnë më së miri dhe kësisoj, rriten fitimet, ndërsa punimet tuaja artizanale, do të njohin hapësira të reja ekspozimi jo vetëm në Pazarin Karakteristik, por në të gjithë pjesën historike të qytetit-u shpreh Bejko.

Nga ana e tyre, artizanët, kanë mirëpritur planin e zotit Bejko për ridimensionimin e turizmit vendor si një domososhmëri që e kërkon realiteti por nga ana tjetër nuk kanë lënë pa përmendur edhe faktin e rritjes së detyrimeve cdo vit në favor të taksave vendore.

Zoti Bejko, premtoi se ulja e taksave është në programin ekonomik të PD për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë dhe ekonomive të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here