VIDEO/Roland Bejko siguron tregtarët, kompensim firove tuaja

0
826

PD do të kompensojë firot tregtarëve të shumicës së prodhimeve bujqësore në Qarkun e Gjirokastrës.

Deklarata është bërë nga kandidati për deputet i PD Roland Bejko, gjatë mesditës së sotme teksa ka vizituar nga afër tregtarët në tregun e shumicës në qytetin e Gjirokastrës.

Nuk do të lejohet më ardhja e produkteve bujqësore nga zona të tjera të vendit cka sjell falimentin e tregtarëve dhe prodhuesve të këtyre produkteve në qarkun tonë-është shprehur Bejko.

Ky i fundit ka siguruar se tregtarët do të mbrohen dhe mbështeten financiarisht me subvencione.

Kandidati demokrat për deputet të PD, në kontakt me tregtarët, është njohur me rënien e fuqisë blerëse në Tregun e Shumicës së fruta-perimeve dhe ky ka qenë argument që ai u ofroi tregtarëve orjentimin e votes për PD me qëllim rritjen e sigurtë ekonomike.

Për zotin Bejko, masat e reformës ekonomike në programin e PD janë ato që sigurojnë rritjen ekonomike të cilat nuk janë vetëm ulja e taksave dhe e TVSH, por edhe politikat që do të ndjekë PD në pushtet të nesërmen për rritjen e ekonomisë së vendit.

Njëra prej tyre është ndihma e fermerit direkt e në bazë me subvencione pa dallime partiake pa i’u kërkuar taksën dhe pa i vendosur gjobën për partinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here