VIDEO/Skandal në mes të ditës në Zhulat, LSI presion barinjve per kullotat, votoni Tavon të merrni kontratat

Barinjtë e fshatit Zhulat, nuk po u jepen kontratat e përdorimit vjetor të kullotave nga Bashkia e Gjirokastrës. Ata shprehen se kontratat mbahen qëllimisht pasi u bëhet presion për të votuar LSI.

Në rrëfimet e tyre ekskluzive tre barinj të fshatit mes të cilëve Agron Vrekaj akuzojnë haptazi se Drejtoria e Kullotave në Bashkinë e Gjirokastrës që kontrollohet nga LSI, nuk u jep kontratat para datës 25 qershor me qëllim që ata dhe familjarët e tyre, të votojnë LSI.

Kjo situatë është bërë shumë problematike në mbarë zonën dhe në fund, barinjtë të gjendur përballë këtij fakti, kanë denoncuar fenomenin e presionit që ushtrohet ndaj tyre, nga ana e drejtorit të kullotave dhe bujqësisë në Bashkinë e Gjirokastrës.

Vec kësaj barinjtë kanë pretendime se asnjëherë nuk kanë marrë subvencionime për mbarështimin e krerëve nëse nuk je anëtar i LSI. Shumë herë ata kanë kërkuar subvencionime, por ato janë dhënë mbi bazë të kritereve partiake në favor të anëtarëve të LSI.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment