VIDEO/Tregtarët ambulantë në Ujin e Ftohtë, debate të ashpra me përfaqësuesit e firmës investitore

0
145

Tregtarët ambulantë në Ujin e Ftohtë, kanë protestuar mesditën e sotme në vendin kur një ditë më parë Policia e Tepelenës, i dëboi me forcë për llogari të një investimi 2 milionë euro në këtë vend. Ata janë grumbulluar spontanisht duke provokuar ardhjen e forcave policore në vendngjarje, të cilat kanë qëndruar në pritje të ecurisë së zhvillimeve të mëtejshme. Vetë tregtarët, kanë apeluar për të tërhequr materialet që kanë ngelur nga ndërhyrja e një ditë më parë nga policia.

Tregtarët kanë debatuar mjaft ashpër me përfaqësuesit e investitorit të objektit 2 milionë euro të cilët kanë kërkuar prej tregtarëve ambulantë, largimin nga zona e rrethuar. Në shumë raste, tregtarët ambulantë, kanë kërkuar sqarime nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci për situatën e krijuar dhe gjetjen e një vendi të ri të përshtatshëm për të tregtuar në këtë zonë.

Një ditë më parë forcat e Policisë Bashkiake dhe ato të Rendit, ndërhynë për të liruar ambjentet të cilat ishin uzurpuar nga tregtarët ambulantë. Këta të fundit kanë kundërshtuar madje dy prej tyre janë shoqëruar dhe më pas janë liruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here