VIDEO/Tregu i ri industrial, pa kushte elementare, tregtarët apelojnë

0
742

Tregtarët ambulantë ankohen ndaj kushteve të këqija që u ka ofruar Bashkia e Gjirokastrës në tregun e ri. Prej më shumë se një muaji, tregtarët e tregut industrial, janë spostuar nga trotuari në zonën e lagjes 18 shtatori, në pjesën e poshtme të qytetit në tregun e ri i cili mendohej se do të ishte zgjidhje konkrete për këta tregtarë. Por muaji kaloi madje më shumë se një muaj dhe kushtet e premtuara në këtë treg, janë larg normales. Bashkia e Gjirokastrës, u ka premtuar kushte optimale këtyre tregtarëve në këmbim të ndërrimit të vendit të ushtrimit të aktivitetit të tyre tregtar nga vendi ku ishin, në këtë zonë. Por tregtarët kanë ngelur mjaft të zhgënjyer dhe nuk kursejnë kritikat ndaj Bashkisë për premtimin e pambajtur në atë të krijimit të kushteve elementare për një ushtrim normal të aktivitetit tregtar. Të revoltuar me gjendjen mjerane me të cilën ndodhen, tregtarët fajësojnë autoritetet vendore ndërkohë që u ishin premtuar tendë për mbulimin nga dielli apo rreshjeve të shiut, terren të shtruar me beton pa zhavvorr dhe gure sic ndodhen atni, dhe me kushte hidro-sanitare. Mungesa e këtyre kushteve, ka sjellë reagimin e tregtarëve të cilët ndonëse paguajnë më shumë se c’paguanin në tregun e vjetër, do t’u duhet të durojnë dhe mungesën e kushteve elementare cka është detyrim i Bashkisë së Gjirokastrës që t’i përmbushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here