VIDEO/Tritan Shehu në Libohovë, rikthejmë dinjitetin e humbur e të nëpërkëmbur

0
528

Kryesuesit e listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu e Roland Bejko, kanë zhvilluar një takim me simpatizantë në qytetin e Libohovës. Ata kanë qenë të shoqëruar nga Altin Como e Adil Xhelili, drejtues të PD në këtë njësi vendore.

Zoti Shehu në fjalën e tij para libohovitëve, është shprehur entuziast për fitoren e 25 qershorit pasi libohovitët kanë qenë dhe janë demokratë në shpirt. Libohova ka qenë margaritar që ka rrezatuar kudo për vlerat e saj intelektuale, kulturore e patritike dhe kontributin që ka dhënë në formimin e shtetit shqiptar-është shprehur Shehu.

E kam për nder të jem para jush sepse këtu janë rrënjët e familjes sime-ka vazhduar më tej ai. Duke u ndalur në zhvillimet politike, zoti Shehu ka sulmuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij që nuk ka se cfarë t’u kërkojë më shqiptarëve në një kohë kur më shumë se gjysma e popullsisë së vendit, kërkon të ikë nga sytë këmbët në bazë të raportit të Gallup. Për të larguar atë nga pushteti, kërkohet vota jonë dhe e juaja për të pasur kryeministër normal sic është Lulzim Basha-u shpreh Shehu.

Ndërkaq ky i fundit, ka renditur mungesën e investimeve në Libohovë dhe problemet e shumta sociale dhe ato infrastrukturore. Në qeverisjen tonë, Libohova do të zhvillohet në ata sektorë që ka vetë kjo zonë-u shpreh Shehu-për ta kthyer në qendër të spikatur sic ka qenë dikur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here