VIDEO/Tronditet qeveria, të rinjtë europianë të djathtë tek Tenda e Lirisë: Mos e braktisni këtë luftë me kriminelët!

Protestës popullore të prirë nga opozita shqiptare, sot  iu bashkuan edhe të rinjtë e së djathtës gjermane dhe në përgjithësi europiane. Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Havier Hurtado Mira kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, ndezën turmën me fjalimet e tyre. Momentet më kulminante u shënuan gjatë fjalës së Havier Hurtado Mira drejtues i forumeve të djathta europiane. Mesazhet e tij ishin të drejtpërdrejta: Largimi i Edi Rama si Kryeministër. Havier Hurtado Mira iu drejtua personalisht edhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke i kërkuar që të braktisë Ramën dhe në këtë mënyrë do të tregojë se është një socialist i vërtetë që e do vendin e tij. Ai brohoriti bashkë me protestuesit:“Rroftë Shqipëria e lirë!”. Më pas u shpreh se  “Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri. Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër. Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria. Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë. Duhet një qeveri teknike” u shpreh Havier Hurtado Mira. Ai u dha një këshillë edhe të rinjve shqiptarë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë. “Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria. “Rama ik në shtëpi!”. Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund”, mbylli fjalimin kryetari i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment