VIDEO/Vrasje në Sokakun e të Marrëve

0
168

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Palorto më saktësisht tek “Sokaku i të Marrëve”.

Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri me kushëririn e tyre, që ishte edhe fqinj.

Aleko 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 50 vjeçe kanë ngelur të vdekur në vend nga breshëria e automatikut të shkrehur nga autori Apostol Kosta kushëriri i parë.

Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë.

Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeç.

Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 për një mur ndarës mes banesave të tyre, ndërsa në fund janë ndarë me plumba. Dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe gjyq për pronën që kishin konflikt.

Autori mësohet se ka qenë shofer para shumë viteve në Spitalin Rajonal Omer Nishani deri sa doli në pension.

Juguneës.net ka mësuar edhe fjalët e para të autorit pas vrasjes së dyfishtë. Apostol Kosta është shprehur “Jam penduar, më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova” mësohet se ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here