Vidhte energjinë elektrike, arrestohet 49 vjecari Kalemi

0
513

Vjedhjet e energjisë elektrike, rrifillojnë në Tepelenë. Sot është arrestuar një 49 vjecar nga fshati Zhapokikë, teksa u gjend duke vjedhur korrent nga linja kryesore e furnizimit me rrymë. Burimet policore, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Muharrem Kalemin i cili banon prej kohësh në Ksamil, por muajt e fundit, gjendet në Zhapokikë, për të “mbjellat” e sivjetshme. Kanë qenë specialistët e Stacionit të Policisë së Memaliajt, ata që arrestuan të atin e Oltionit që u vetplagos me armë gjahu po sot në prani të të atit të tij. Pasi policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e vetplagosjes, ka vërrejtur se në banesën e Kalemit, vidhej energji elektrike ndërkohë që kjo është konstatuar edhe prej punonjësve të OSHEE së Tepelenës. Pas kësaj, 49 vjecari, është arrestuar menjëherë dhe u dërgua në ambjentet e Komisariatit të Policisë në Tepelenë ndërkohë që mbi të rëndon vepra penale e vjedhjes së energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here