Vihet në shfrytëzim linja e re 20kV për rajonin e Gjirokastrës

0
175

Investimet e OSHEE në Rajonin Gjirokastër po permiresojne ndjeshem cilesine e furnizimit me rryme te abonenteve.
Nje dite me pare, eshte vene në shfrytëzim rrjeti i ri 20kV.

Investimet e realizuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Gjirokastres kanë bërë të mundur jo vetëm përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për banorët, por njëkohësisht garanton edhe një furnizim të pandërprerë me energji-shprehet per Jugunews.net drejtori i OSHEE Rajoni Gjirokaster Robert Lili.

Grupet e punës të ngritura nga Divizioni i Shpëndarjes në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Gjirokastër dhe Njesinë TL Jug-Perëndim realizuan procesin e energjizimit të tre fiderave të rinj F5, F6 dhe F7 me tension 20kV dhe në kabinat e reja TM/TU. 
Në saj të investimeve të realizuara, në qytetin e Gjirokastrës, por edhe zonat përreth, janë ulur ndjeshëm humbjet në rrjet=shprehet zoti Lili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here