Viroi pa drita, Bashkia e Gjirokastrës debitore ndaj OSHEE me 4 milionë lekë

0
468

Ndricimi në Parkun Natyror të Viroit, ka disa ditë që është inegzistent. Shkak është bërë një debi prej gati 4 milionë lekësh që Bashkia e Gjirokastrës, ka ndaj OSHEE e cila është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike, Parkut Natyror të Viroit në të gjithë hapësirën pedonale të saj dhe aksesorët anësorë. Pamjet flasin vetë. Gjithcka që duket është produkt i mungesës së likujditetit karshi OSHEE, nga ana e Agjencisë së Shërbimeve Publike e cila është në varësi të plotë të Bashkisë së Gjirokastrës. Ndonëse rryma elektrike nuk figuron në llampat ndricuese të të gjithë zonës së Viroit, kjo nuk ka penguar qytetarët që të kryejnë xhiron e përditshme me ndihmën e ndricuesave personal në mungesë të ndricimit publik. Burimet nga OSHEE, konfirmojnë një lajm të tillë për Jugunews.net ndërkohë që janë të gatshëm, që rrymën elektrike, ta risjellin, sapo të paguhen detyrimet e prapambetura. Bëhet fjalë se detyrimet që nuk janë shlyer, kapin një periudhë disa mujore cka përgjatë kësaj kohe, janë toleruar nga OSHEE për shkak të frekuencës që ka Viroi nga vizitorët e shumtë të përditshëm. Ndërkaq, Jugunews.net ka dashur të informohet zyrtarisht për këtë cështje në Bashkinë e Gjirokastrës por deri tani, nuk ka asnjë lloj reagimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here