Virusi vdekjeprurës/ Ekspertët: Nëse nuk merren masat e nevojshme mund të kemi epidemi globale

0
156

Përhapja vdekjeprurëse e koronavirusit në Kinë do të vazhdojë për të paktën gjashtë muaj të tjerë dhe do të infektojë dhjetëra mijëra njerëz , sipas shkencëtarëve.

Koronavirusi deri më tani ka infektuar të paktën 4500 njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë 106 persona në Kinë. Gjermania, Sri Lanka dhe Kamboxhia dje u bënë vendet e fundit që deklaruan raste të prekur nga virusi.

Një raport i shkruar nga një ekspert në Universitetin e Torontos ka thënë se ‘skenari më i mirë’ është se virusi “vdes” pas verës së këtij viti.

Me gati 5,000 raste të konfirmuara tashmë në janar, kjo mund të nënkuptojë 25,000 raste të tjera nëse infeksioni vazhdon të përhapet me të njëjtën normë.

Image

Sidoqoftë, ekspertët besojnë se tashmë ka pasur më shumë raste në Kinë dhe disa parashikojnë që numri i të infektuarve të arrijë deri në 40,000.

Ky parashikim vjen pasi akoma nuk është shpikur një vaksinë kundër virusit.

Alessandro Vespignani, nga Universiteti Verilindor në Boston, shtoi: ‘Nuk është diçka që do të përfundojë javën tjetër ose muajin tjetër’.

Situata e shpërthimit duket se po përkeqësohet me ritme të shpejta si në Kinë ashtu edhe në rajone ndërkombëtare.

Të paktën 4500 njerëz janë infektuar në Kinë dhe shifrat zyrtare besohet se janë vetëm maja e ajsbergut. Spitalet në Ëuhan janë mbingarkuar për më shumë se një javë dhe dy të tjera janë nën ndërtim të shpejtë.

Njerëzit po humbasin shpejt aftësinë për të lëvizur ose për t’u larguar nga Kina, janë vendosur kufizime të transportit publik dhe janë ndaluar fluturimet.

Gjermania është vendi i fundit që pranon dikë që ka qenë i infektuar, së bashku me Sri Lanka, Kamboxhia, Kanada, Australi, Malajzi, Francë, Nepal, Vietnam, Singapor, SH.B.A., Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajlandë.

Territoret kineze Hong Kong, Tajvani dhe Macau po trajtojnë të gjithë pacientët me koronavirus. Ekspertët presin që sëmundja të vazhdojë të përhapet në të gjithë botën, raporton abcneës.al

Ata thanë se nuk dëshirojnë të vlerësojnë numrin e vdekjeve të mundshme. Shkalla e vdekshmërisë, deri më tani, është rreth tre përqind, por normat kanë tendencë të luhaten: ato rriten në fillim pasi pacientët më të prekur vdesin, pastaj bien, dhe pastaj rriten përsëri ndërsa të tjerë vdesin.

Ekziston një rrezik që virusi mund të shkaktojë një epidemi globale – sëmundja mund përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në të gjithë botën – nëse qeveria kineze nuk ngushton lëvizjen e njerëzve, thanë studiuesit.

A është ky shpërthim një epidemi apo një pandemi?  

Shpërthimi nuk është konfirmuar zyrtarisht as si epidemi, as si pandemi. Kjo ka të ngjarë sepse, pavarësisht shqetësimit global, numri i njerëzve për të cilët është konfirmuar se janë infektuar është ende relativisht i ulët.

Një pandemi përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit si ‘përhapja në të gjithë botën e një sëmundje të re’.

Një epidemi është kur një sëmundje zë një komunitet më të vogël, siç është një vend i vetëm, rajoni ose kontinenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here