Viti i ri akademik, Basha: Kalimi i mësimit online ishte një pabesi

0
154

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me një grup studentësh.
Teksa foli për problemet që studentët kanë me mësimin online, Basha fajësoi qeverinë që nuk mori masat e duhura në kohë.
Sipas Bashës, studentët u njohën shumë vonë për këtë ndryshim të dhënies së mësimit madje shumë prej tyre kishin shpenzuar shumë për konviktet dhe shtëpitë me qera. Ai kërkoi që për të pamundurit qeveria duhet të shpërndajë dhe tablet falas.
“Studentët nuk u njoftuan në kohë për kalimin e mësimit online. Nuk u mor asnjë masë nga qeveria për këtë kalim të beftë. Ata kanë paguar qiratë e shtëpive dhe kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë”, tha mes të tjerash Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here