Viti i ri akademik,mbyllen disa degë në universitetin Eqrem Cabej,shkak numri i ulët i studentëve

0
157

Universiteti Eqrem Çabej në Gjirokastër prej gati tre vitesh po përballet me një ulje drastike të studentëve të rregjistruar në të. Edhe ky vit universitetin e ka gjetur më keq se më parë .Sipas të dhënave deri më tani universiteti rrezikon mbylljen e 15 degëve nga 18 që janë gjithsej ,kjo për shkak të numrit të ulët të aplikantëve për programet që zhvillohen në këtë universitet.Nga 2 ose 5 studentë për degë është një numër shqetësues për këtë institucion që po degradon nga viti në vit.Nëse deri më tani fazat e aplikimit kanë sjellë rreth 150 studentë ,ky numër humbet gjatë vitit ashtu si një vit më parë ,numri i studentëve u përgjysmua kjo për shkak të tarifave të larta që i ndalon studentët të vazhdojnë vitin akademik,kushteve të universitetit apo mësimdhënies , transferimeve për në universitete private apo edhe atij shtetëror në kryeqytet si dhe largimi i të rinjve jashtë shtetit. Degët më të kërkuara nga studentët e pakët në këtë universitet janë infermieria ,si dhe disa degë të ekonomikut si kontabilitet financë gjithashtu interes me gati 10 studentë të rregjistruar ka dhe për programet profesionale dy vjeçare kryesisht për turizëm. Ndërsa degët si histori – gjeografi ,matematikë -fizikë- tik ,gjuhë italiane, angleze ,greke,janë mbyllur ,rrezik deri më tani ka dhe mësuesi cikli fillor ,apo gjuhë dhe letërsi shqipe ku janë vetëm 1 ose 2 studentë. Me këto shifra alarmante vihet në dyshim vazhdimësia e këtij universitetit i cili po zbrazet me ritme të shpejta nga viti në vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here