Viza studentore për në SHBA, njoftim i ambasades

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, jep një njoftim të rëndësishëm lidhur me gjithë ata që duan vizë studentore.

Në skicën e publikuar nga ambasada improvizohet një bisedë me “Annën”.

“Çdo ditë takoj shumë studentë të mrekullueshëm, që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. A keni pyetje mbi aplikimet për vizë studentore?

Më pyesni mua, Annën! Jam e lumtur t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat”, thuhet në qëndrimin e ambasadës.

Pikë së pari ju duhet të dëshmoni që qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara është për të studiuar dhe që ju keni fonde në dispozicion për të paguar për të gjithë kursin e synuar të studimit.

Juve gjithashtu ju kërkohet të dëshmoni që ju keni përgatitje akademike dhe aftësinë e nevojshme të gjuhës angleze për të marrë pjesë në programin e planifikuar të studimit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment