Vjedhja e thesarit të shtetit- rëfim për herë të parë nga një dëshmitar okular.

0
301

Rëfim nga Ajet Ramçaj/

Në Dhjetor të vitit 1992 jam caktuar nga Kryeministri Aleksander Meksi në një Komision Qeveritar SHIK,Ministri e Rendit,Ministri e Mbrojtjes,përbërë nga 4 vetë me detyrë kontrollin e Objekteve Sekret e Tepër Sekret në gjithë territorin e Republikës.Kjo ka qënë e vetmja punë imja në SHIK për dy vjet pasi në 1994 u largova me dëshirën time. Mes qindra objekteve që kam kontrolluar dhe nga të parët ka qënë edhe Objekti Tepër Sekret i Koduar “Lumi” dhe i përcaktuar si Vend-strehimi i Kryeministrisë në rast lufte.Objekti ndodhet afër Lumit Erzen pranë Krrabës rrëzë një shpati mali që ban të pamundur bombardimin nga ajri dhe artileria të tij.Objekti përbëhet nga një godinë 5 katëshe mbi tokë e parashikuar për zyra dhe hoteleri për gjithë stafin e kryeministrisë në rast lufte si dhe dy tunele nëntoksorë të parashikuar për zyra dhe hoteleri në rast sulmi kimik apo atomik.Si ambjentet tokësore dhe ato nëntokësore ishin të pajisura me shtretër,karrige,tavolina telefona dhomë për dhomë etj.Thesari i Shtetit ish lëvizur nga tunelet në Skrapar dhe rezervat në lingota ishin depozituar në vend strehimin e Bankës Shtetit në Tiranë ndërsa rezervat në monedha dhe bizhuteri të konfiskuara në 1945 e në vijim ishin depozituar përkohësisht në Bankën e Shtetit në Berat në kushte skandaloze sigurie por personat që kishin dijeni për të ishin njerëz të besuar dhe atje veç Drejtori i SHIK,Drejtori i Bankës dhe Shefi i Komisariatit kishin dijeni se çfarë kishin ato arka brenda.U vendos që pjesa e thesarit që ndodhej në Berat të transferohej në Objektin “Lumi” në Tunelin NR.1.Tuneli ish i gjatë rreth 120 ml.Në pjesën fundore të tij ndodhej dhoma e paisjeve dhe makinerive të filtrimit me përmasa rreth 10x5m.Tek ajo të çonte një koridor i ngushtë rreth 20ml i gjatë.Dhoma u boshatis nga paisjet dhe u porositën 3 dyer të blinduara me vlerë 4 milion dollarë në Austri(këtë ma ka thënë përfaqësuesi i Rendit në Komision i cili ish edhe Drejtori i Lëvizjes dhe Ruajtjes së Thesarit dhe Arkivave në Ministri).Hera e fundit që e kam parë thesarin ka kënë në gjendjen që priste austriakët për të montuar dyert.Dyert ishin parashikuar që secila të përballonte shpërthimin e 50 kg tritol sasi që do shkaktonte edhe shëmbjen e malit sipër dhe bente të pamundur hyrjen në dhomën e thesarit.Dyert kishin secila 4 brava manuale dhe 4 brava elektrike me kod shifror.Çelsat dhe kodet mbaheshin nga titullarët e 4 institucioneve të ndryshme në zarfa dhe për lëvizjet në thesar duhej të bëheshin 4 vetë bashkë +Drejtori i Rendit përmendur më lart.Pra shkrimet dhe kronikat bërë nga gazetarë të ndryshëm për ruajtjen e thesarit në kushte jo të përshtatshme janë gënjeshtra të bëra qëllimisht për mbulimin e të vërtetës.Në vitin 1997 bëja thuajse çdo ditë rrugën Elbasan-Tiranë-Elbasan dhe në mjes merrja policë të Krrabës tek lapidari si pasagjerë.I kam pyetur secilin prej tyre për objektin dhe të gjithë më kanë thanë që objekti nëntoksor nuk asht prekur pasi hyrja e tij asht mbushur me inerte dhe minosur nga Kol.Astrit Bishqemi qe kish kenë komandant aty edhe ne kohen e kontrollit tim. Në vitin 2000 kur u pranua nga shteti vjedhja e thesarit po shihja lajmet ku Klani nxirrte në lajme një vrimë tuneli në malet e Krrabës dhe na thosh që ja ku ruhej thesari i Shtetit,një rrenë kokë e kamë.Për herë të parë fola për këtë objekt me dikë duke u treguar bashkëshortes,vjehrrit e vjehrres që unë isha ndër ata pak njerëz që jo vetëm e di ku është por edhe e kam vizituar dy herë.U ula në makinë shkrimi dhe vendosa të shkruaj të vërtetën për shtyp.Tek RD njihja dy gazetarë dhe botoja nga një herë.Bëra një autointervistë pasi ashtu dilte më e qartë e vërteta për këdo.Atë autointervistë nuk e kam sot por di dy vende ku e kam lanë dhe njërit ja kam kërkuar por më ka thanë se do kërkoj por ka kalu shum kohë.Vendin tjetër ku ajo besoj se ruhet akoma do e sqaroj më poshtë.Mbarova se shkruari materialin në mesnatë.Te nesërmen tek çova vjehrrin tek Pallati i Kulturës në një mbledhje të Shoqatës të Persekutuarve pasi kishin zgjedhje takova Zef Lleshin(pastë dritë) gazetarin e RD dhe i tregoj shkrimin.Pasi e lexoi më thotë,Ajet asht bombë,jepja Astritit,shefit ja ku e ke dhe me shoqëroi tek ai.Me Patozin nuk kisha njohje,bile aty bashkova fytyrën me emrin.Ajeti ka një material bombë për thesarin i thotë,duhet ta botojmë nesër urgjent.Ai mori ato 3 fletë format me indiferencë i futi në xhep duke i palosë e tha që do ta shoh.Nuk kalon as një orë dhe më bie celulari:Zoti Ajet.Po i tham.Astrit Patozi jam,duhet të vish urgjent te PD më thotë.Kam punë tash i them.Kur të mundem do vi.Jam me Bislim Ahmetaj e Gjin Progni me thotë(kish gjetë tu pyt edhe shoqninë teme të ngushtë)e po të pres tek Bar Kalaja.Te kërkon urgjent Doktorri në zyrë po më përshpirtej në telefon sikur nuk ish ai që u soll tanë pordhë.Atherë bëja me firmën rikonstruksionin e shtesat e shkollës Vasil Shanto.I hyp makinës e shkoj.Te kafja filloi tu pyet e interesu por nuk i ktheva përgjigje tu i thanë:erdha për Doktorrin.Më shoqnoi deri tek Linda Insani(rahmet pastë)në paradhomë e iku.Ajet sa të dalin ata që ka brënda e do futesh ti më tha.Vjen Blerim Çela dhe i thotë Lindës.Do takoj Doktorrin.Do të fus pas Ajetit i thotë.Le të presë djali thotë,i ri është.Nga je më thotë.Shqiptar Shqipnie i kthehem me ton.Del Doktorri tu shoqnu te dera njerzit e Blerimi turret mu futë.Prit Blerim i thotë,të maroj më Ajetin.Takimi zgjati rreth 20 minuta duke sqaru nji për nji pyetjet dhe pergjigjet e autointervistës dhe ne fund më thotë:Ajet të mbetet qefi mos ta botojmë.Dua ta përdorim ditë pas ditë në konferenca shtypi.Ju e dini i thashë.Me përcolli tek dera dhe ika.Përfundimi e konkluzioni i asaj auto interviste ish që vjedhja e Thesarit ish Shtetërore dhe pak doli në dritë në konferenca shtypi përveç në një rast kundër Spartak Poçit.Mu kujtua kjo autointervistë që nuk doli në dritë në kto ditë kur Meta preu në besë shokët e mi që i shkuan në protestë.Autointervistën nji kopje ja kam pas dhanë edhe nji ish këshilltari të Metës kryeministër pasi u prish me të.Do më bëhej qefi po ta botonte sot Doktorri pasi vlen e asht akoma aktuale dhe jam i sigurtë që e ka të ruajtun.Kur të kem kohë do mundohem ta ribëj por ka kalu shum kohë dhe nuk do arrij ta përsëris si atëherë.Astriti u habit athere prej saj sa më pyeti me kë gazetar e ke ba dhe u habit edhe më shumë kur i thashë,ja bana vedit duke u shprehë :Ça autointerviste asht?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here