Vjehrri i Bledi Cucit, peticion kundër qeverisë Rama

Vjehrri i Bledi Cucit kryesuesit të listës së kandidatëve për deputetë të PS në Qarkun e Gjirokastrës, kundër ndërtimit të Bypass-it në zonën muzeale. Agron Fico i cili kohë më parë Bashkia e Gjirokastrës e vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi”, ka firmosur një peticion ku i kërkohet qeverisë shqiptare të ndalojë rrënimin e zonës muzeale me implementimin në terren të Bypassit i cili rrezikon sipas specialistëve arkitektonikë ndër të tjera edhe shembjen e kështjellës së qytetit. Report TV, zbardh listën e intelektualëve dhe personaliteteve që kanë nënshkruar këtë peticion, i cili vec kryeministrit Rama, i është dërguar edhe UNESCO-s, si dhe përfaqësive diplomatike në vend. Relacioni është hartuar nën udhëheqjen e akademikut Emin Riza, hartuesit të dosjes së Gjirokastrës për UNESCO-n, u nënshkrua më 27 shkurt në një mbledhje në Akademinë e Shkencave. Hartues të peticionit janë edhe Agim Mero, kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, akademiku Luan Omari, prof. Farudin Hoxha, Vaso Tole, si dhe vetë Agron Fico vjehrri i Bledi Cucit ministrit të kabinetit Rama.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment