“Vjershërim nga Ismal Kadare” në kalanë e Argjiros

0
173

“Vjershërim nga Ismail Kadare” ka qenë ky aktiviteti kulturor i zhvilluar në kalanë e Gjirokastrës. Poezi të ndryshme të shkrimtarit të njohur u interpretuan nga aktorët e teatrit “Zihni Sako” . Qëllimi i aktivitetit ishte evidentimi i traditave gjirokastrite , muzikës dhe penës së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.
Për aktorët ky rikthim pas periudhe pauze për shkak të Covid-19 , në skenën e improvizuar të kalasë ishte emocionues . Siç ata shprehen për jugunews.net, ishte i domosdoshëm për tu paraqitur sërish, pas kësaj mungese tek artdashësit edhe pse në këtë formë të kufizuar duke ndjekur rregullat e protokollit të shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here