Vjeshta sjell më pak turistë në Gjirokastër,tregtarët vuajnë mungesën e blerjeve!

Vjeshta ka sjellë rënie të turistëve në Gjirokastër krahasuar me sezonet e mëparshme .Kjo ka sjellë një tkurrje në shitjet në dyqanet e pazarit.


“Turistët po fillojnë të pakësohen.Muajt e dimrit është më keq.Nuk ka shitje pothuajse fare .Gjatë muajve më parë ,dyqanin e vizitonin turistë të ndryshëm po blerjet ishin të pakta.Janë shumë të kursyer .Çmimet i kemi normale ,nisin nga 2,3 euro e më shumë por në Gjirokastër nuk vjen elita e turistëve me sa po shikojmë .Ne nuk duam vetëm vizitorë por dhe të shesim ndaj i kemi hapur dyqanet “
-shprehet një nga tregtaret e suvenirëve në pazarin karakteristik .


“Ne i bëjmë vetë qëndizmat ,këto suveniret me gurë,disa prej tyre ,edhe blejmë sigurisht e më pas i tregtojmë por nuk ka punë .Blerjet janë të pakta.Turistë mund të ketë patur shumë siç thonë por kjo nuk ka sjellë ndonjë leverdi për ne .Muajt e dimrit dhe të pranverës janë të vështirë për punë ,megjithatë ne shpresojmë të bëhet më mirë se me këtë punë mbajmë
familjen “-shprehet një tjetër tregtar.


Muaji nëntor në 15 ditëshin e parë të tij ka sjellë një ulje të numrit të vizitorëve të huaj apo vendas.Stina e dimrit sjell tkurrjen e tyre çka do të thotë vështirësi për artizanët apo tregtarët e ndryshëm që operojnë në zonën muzeale të qytetit të gurtë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment