Vjeshta sjell viroza dhe alergji

0
160

Vjeshta e ngrohtë e këtij viti ngjan me një pranverë të dytë.Ky çekuilibrim i stinëve nuk është gjë tjetër veçse sezon alergjish dhe virozash, por duke qenë kohë e ngrohtë çdo virus bëhet më agresiv. Temperarurat e larta të tetorit i ka drejtuar njerëzit sërish drejt plazhit. Kjo ka shkaktuar atë që mjekët e cilësojnë zgjatja e kohës së alergjisë. Sipas mjekëve gjatë sezoni të vjeshtës ,në këto dy muaj ka patur raste të riniteve alergjike ose bronkiteve në terren alergjik. Duke u zgjatur koha e ngrohtë edhe polenat e luleve janë më prezente. Dhe ajo që mjekët hasin është kolla alergjike,probleme me kollën dhe fytin. Të pranishme janë dhe skuqja e syve apo alergji të lëkurës.Rekomandimi sipas mjekëve është qëndrimi larg pluhurave apo bimëve si dhe freskimi i herëpashershëm i fytyrës me ujë . Kujdes duhet bërë edhe me veshjet gjatë kësaj periudhe pasi veç alergjisë ,virozat janë sheshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here